SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E EPILEPSISË – 10 SHKURT 2025

SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E EPILEPSISË – 10 SHKURT 2025

Në të hënën e dytë të shkurtit, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën, pa dallim moshe apo gjinie. Këtë vit, tema "Rrugëtimi im i epilepsisë" na kujton sfidat dhe përvojat e atyre që jetojnë me epilepsi – një rrugëtim i guximshëm, i mbushur me sfida, por edhe me triumfe! 

Me këtë rast, Shoqata Kundër Epilepsisë e Kosovës organizoi të hënën një aktivitet ndërgjegjësues dhe informues për qytetarët e Prishtinës në Sheshin Zahir Pajaziti. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të rritet ndërgjegjësimi mbi epilepsinë dhe të ofrohen informacionet e nevojshme për trajtimin dhe menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Aktiviteti përfshiu shpërndarjen e materialeve informuese, biseda me specialistë të fushës dhe mundësinë për të bërë pyetje dhe për të mësuar më shumë rreth epilepsisë, duke ofruar një mundësi për të thyer stigmat dhe për të mbështetur ata që jetojnë me këtë sëmundje.
Epilepsia nuk të përcakton – mbështetja dhe informimi bëjnë diferencën!
#EpilepsyDay #MyEpilepsyJourney #RrugëtimiImIEpilepsisë #Epilepsia