RREZIKU PËR NGJARJE TROMBOEMBOLIKE GJATË PËRDORIMIT TË NJËKOHSHËM TË ANTIKOAGULUESVE DIREKTË ORALË DHE BARNAVE ANTIEPILEPTIKE

RREZIKU PËR NGJARJE TROMBOEMBOLIKE GJATË PËRDORIMIT TË NJËKOHSHËM TË ANTIKOAGULUESVE DIREKTË ORALË DHE BARNAVE ANTIEPILEPTIKE

PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS

RREZIKU PËR NGJARJE TROMBOEMBOLIKE GJATË PËRDORIMIT TË NJËKOHSHËM TË ANTIKOAGULUESVE DIREKTË ORALË DHE BARNAVE ANTIEPILEPTIKE

Antikoaguluesit e rinj oralë apo me veprim direkt janë barna të përshkruara gjerësisht për parandalimin e infarkteve cerebrovaskulare në pacientët me faktorë rreziku, siç janë fibrilacioni atrial. Në një numër të konsiderueshëm të këtyre pacientëve paraqitet nevoja për përdorim të njëkohshëm edhe të barnave për parandalimin dhe trajtimin e sulmeve epileptike. Këto barna antiepileptike veprojnë kryesisht përmes mëlçisë ku e bëjnë induksionin e enzimave të mëlçisë. Ky veprim në mëlçi mund ta pakësojë absorbimin e antikoaguluesve dhe përshpejtimin e metabolizmit të tyre, duke e ulur efektin e barit dhe rrjedhimisht rritur rrezikun për tromboemboli.

Qëllimi i studimit është vlerësimi i këtij rreziku të shtuar për tromboemboli në grupin e pacientëve që marrin antikoagulues direktë dhe antiepileptikë enzim-induktues karshi grupit të pacientëve që marrin antikoagulues direktë dhe antiepileptikë jo-enzim-induktues.

Informatat janë nxjerrë nga baza e të dhënave amerikane nga viti 2010 deri 2021, ku parametri kryesor krahasues ka qenë ngjarja tromboembolike, kurse parametri dytësor gjakderdhjet. Janë identifikuar mbi 14 mijë raste të përdorimit të njëkohshëm të antikoaguluesit dhe të antiepileptikut. janë detektuar 88.5 ngjarje tromboembolike në 1000 person-vite dhe 68.3 ngjarje me gjakderdhje për 1000 person-vite. Përdorimi i njëkohshëm i antikoaguluesit direktë me një antiepileptik enzim-induktues nuk është shoqëruar me ndonjë rrezik të shtuar të ngjarjes tromboembolike karshi përdorimit të antikoaguluesit me një antiepileptik jo-enzim-induktues; mirëpo rreziku për gjakderdhje ka qenë më i ulët.

https://jamanetwork.com/journals/jamaneurology/article-abstract/2820442?guestAccessKey=575f98c8-9a9b-4e91-ac45-c3f0d918c00b&utm_source=silverchair&utm_medium=email&utm_campaign=article_alert-jamaneurology&utm_content=olf&utm_term=070824&adv=000004797307