ANTITRUPI MONOKLONAL NDAJ PACAP PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS
ANTITRUPI MONOKLONAL NDAJ PACAP PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
Migrena është çrregullimi më i shpeshtë i neurologjik, kokëdhembja më e shpeshtë kronike që shkakton një barrë rëndë shëndetësore, sociale dhe ekonomike, duke prekur rreth 1 miliardë persona në botë. Me futjen e trajtimeve të reja specifike në përdorim në vitet e fundit – kundër CGRP – është mundësuar trajtimi i cakut, mirëpo ende 40-70% e pacientëve nuk kanë përgjigje efektive në barna, si ato klasikë, si ato modernë.
Në vitin 2009, grupi i profesorit Messoud Ashina ka publikuar studimin në Brain në të cilin është demonstruar se infuzioni intravenoz i Polipeptidit Aktivizues të Adenilat Ciklazës Hipofizare (PACAP) mund ta nxisë sulmin e migrenës në personat që vuajnë nga ajo. Kësisoj vazhduan punimet drejt gjetjes së molekulës që do ta inhibonte këtë molekulë të rëndësishme endogjene në shtegun e nxitjes së kokëdhembjes migrenoze.
Në hulumtimin e randomizuar, dyfish të verbër, me grup kontrolli, të fazës së dytë, antitrupi monoklonalë që e inhibon shtegun e sinjalizimit të PACAP, janë trajtuar 237 të rritur nëpër 25 qendra në Evropë dhe Amerikën Veriore. Një grup është trajtuar me 750 mg, kurse grupi tjetër me 100 mg. Grupi i tretë ka marrë placebo dhe synimi kryesor ka qenë reduktimi i numrit të dhembjeve përgjatë 4 javëve.
Grupi i trajtuar me dozën prej 750 mg të antitrupit monoklonal ka treguar reduktim të dhembjes për 2 ditë më shumë se sa grupi placebo, duke dhënë rezultate premtuese që medikamenti mund të jetë një armë e re, shtesë, në arsenalin e trajtimit të migrenës.