NDRYSHIMET NË HUMOR NË FAZËN PRODROMALE TË SËMUNDJES SPORADIKE TË CREUTZFELDT-JAKOBIT
PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS
Sëmundja e Creutzfeldt-Jakobit (CJD) është një sëmundje neurodegjenerative e rrallë dhe e shpejtë progresive e cila shkaktohet nga proteinat që quhen prione. Ndryshimet në strukturën e prioneve çojnë deri te humbja neuronale dhe encefalopatia spongiforme. Etiologjia dhe patogjeneza e CJD-së mbetet e paqartë. Shpesh, manifestimi klinik është dinak, i paqartë apo simptomat mund të jenë të llojllojshme sa që bëjnë të mos mendohet për këtë sëmundje.
Në këtë studim, autorët e kanë krahasuar përshkrimin e barnave para manifestimit klinik të CJD-së te pacientët dhe te grupi përkatës i kontrollit, në mënyrë që t’i identifikojnë faktorët potencialët të rrezikut. Përgjigje është kërkuar edhe për atë nëse ekspozimi në barna një vit para diagnostikimit ka ndikuar në rezultatet apo pasojat e pacientëve me CJD.
Janë përfshirë 129 pacientë me CJD dhe 1350 raste të kontrollit. Është hetuar përshkrimi më i lartë, statistikisht domethënës, i barnave antidepresive të grupit anti-SSRI (18.6% karshi 8.2%) në vitin paraprak fillimit të CJD-së. Kjo rritje në përshkrimin e barnave të tilla është hetuar deri në 3 vite para diagnostikimit, gjë që tregon për një fazë prodromale me ndryshim të humorit shumë më herët se sa manifestimet klinike të sëmundjes.
Në konkluzion, kjo bën të mendohet se ndryshimet e humorit mund t’i paraprijnë shumë më herët manifestimit të simptomave klinike.