BULETINI MUJOR I ECTRIMS, JANAR 2025
Gjenetika
Metabolizmi i dëmtuar i makrofagëve të pacientit me sklerozë multiple rezulton në një përgjigje të ndryshuar ndaj stimujve aktivizues.
Studimi i ri zbulon se makrofagët e pacientëve me MS shfaqin një anomali metabolike që mund të pengojë rEmielinizimin.
Studiuesit nga Paris Brain Institute izoluan monocitet nga mostrat e gjakut të 47 pacientëve me sklerozë multiple (MS) dhe 46 pjesëmarrësve të shëndetshëm, më pas i diferencuan ato in vitro. Studimi zbulon se monocitet nga individët me MS reagojnë ndryshe në krahasim me ato të njerëzve të shëndetshëm. Në mënyrë të veçantë, monocitet nga individët me MS kanë një kapacitet të reduktuar për të fagocituar mbetjet e mielinës dhe për ta përpunuar atë në mënyrë efektive pas gëlltitjes. Kjo vazhdon edhe kur makrofagët janë të ekspozuar ndaj sinjaleve pro-rigjeneruese dhe përkeqësohet në përgjigje të stimujve pro-inflamator. Ajo që është e rëndësishme është se makrofagët e individëve me MS shfaqin një anomali metabolike të karakterizuar nga shfrytëzimi joefikas i energjisë në mitokondritë e tyre.
Shëndeti i grave
Rezultatet e trajtimit me oKrelizumab gjatë shtatzënisë dhe te foshnjat e grave me sklerozë multiple.
Ekspozimi in utero ndaj okrelizumabut nuk rrit rrezikun e komplikimeve për shtatzëninë ose foshnjën.
Planifikimi familjar është një aspekt i rëndësishëm për t'u marrë parasysh kur zgjedhni terapinë për gratë me MS. Ky studim analizon një grup të madh të dhënash të shtatzënive te gratë me MS, kryesisht nga SHBA, Gjermania dhe Kanadaja që morën okrelizumab - mosha mesatare prej 32 vjeç. Gjetjet sugjerojnë se ekspozimi in utero ndaj ocrelizumab nuk rrit rrezikun e rezultateve negative për shtatzëninë ose foshnjën në krahasim me popullatën e përgjithshme.
Diversiteti gjinor
Hulumtimi i rolit të hormoneve seksuale dhe diversitetit gjinor në sklerozën multiple.
Individët që janë transhjinorë janë kryesisht jo të përfshirë në hulumtimet e MS. Përfshirja e tyre në studimet e MS është thelbësore për të kuptuar më mirë ndikimin e terapisë hormonale që afirmon gjininë në rezultatet e MS-së. Për të siguruar mbledhjen e plotë të të dhënave, dy pyetje të rëndësishme duhet të bëhen gjatë mbledhjes së informacioneve demografike: njëra për identitetin gjinor dhe tjetra për seksin e caktuar në lindje. Perspektiva e tanishme diskuton efektet e hormoneve seksuale endogjene dhe ekzogjene në MS, duke theksuar gjithashtu përfitimet e tyre terapeutike të mundshme.
Terapitë
Trajtimi me barna imunomodulatore dhe përparimi i paaftësisë në grupin e pacientëve me MS progresive primare: Rezultatet nga Rrjeti i madh i të dhënave të MS (Big MS Data)
Trajtimi imunomodulator mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të përkeqësimit të paaftësisë te individët me formën agresive të MS-së
Brenda kuadrit të rrjetit Big MS Data, studiuesit hulumtuan 4 grupe të dhënash - Observatoire Français de la Sclérose en Plaques (OFSEP), regjistrat suedez dhe italian të MS dhe MSBase. Ata vunë re se terapitë modifikuese të sëmundjes nuk e ngadalësojnë përkeqësimin e paaftësisë te individët me formën primare progresive të MS. Megjithatë, DMT u shoqërua me një rrezik të reduktuar të rritjes së aftësisë së kufizuar - krahasuar me mungesën e trajtimit - te individët me një trajektore më agresive të aftësisë së kufizuar.
Udhëzime dhe rekomandime
Deeskalimi dhe ndërprerja e terapive modifikuese të sëmundjes në sklerozën multiple
Në Annual Focused Workshop të organizuar nga ECTRIMS në vitin 2023 është diskutuar çështja se kur dhe si të deeskalohet ose ndërpriten terapitë modifikuese të sëmundjes.
“A do të më duhet të marr trajtim për gjithë pjesën tjetër të jetës sime?” është një shqetësim i zakonshëm i individëvë me MS kur fillojnë trajtimin e tyre. Gjatë jetës së pacientit, bilanci përfitim-rrezik i terapive modifikuese të sëmundjes (DMT) ndryshon. Në disa raste, mund të merret parasysh “reduktimi” i kujdesshëm" i trajtimit, veçanërisht për individët e moshës 55 vjeç e lart, të cilët nuk kanë shfaqur asnjë evidencë të aktivitetit të sëmundjes për të paktën 5 vjet. Sipas panelit të ekspertëve ndërkombëtarë që morën pjesë në workshop-in e ECTRIMS-it, çdo vendim për të ndërprerë trajtimin duhet të merret gjithmonë në bashkëpunim me të tjerët.
Përgatiti: Dr. Edita Malazogu