KONFERENCA PRANVERORE E SHOQATËS SË NEUROLOGJISË TË KOSOVËS

KONFERENCA PRANVERORE E SHOQATËS SË NEUROLOGJISË TË KOSOVËS

Me 27 dhe 28 maj 2024 në Prishtinë do të jenë të pranishëm disa emra eminentë të sëmundjeve cerebrovaskulare dhe demielinizuese, në kuadër të organizimit më të madh të vitit - Konferencës Pranverore të Shoqats së Neurologjisë të Kosovës. 

Në ditën e parë të Konferencës fokusi do të jetë në terapinë trombolitike intravenoze dhe trombektominë mekanike, të cilat janë dy metodat më bashkëkohore të trajtimit të infarktit akut trunor, me të cilat pacientët kosovarë mund të trajtohen tanimë edhe në Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK). Hanne Christiansen nga Danimarka, Serdar Geyik dhe Arsida Bajrami nga Turqia, Entela Basha nga Shqipëria janë ndër panelistët dhe ligjëruesit e ditës.

30 maji shënohet si Dita ndërkombëtare e Sklerozës Multiple dhe për shënimin e kësaj date, dita e dytë e konferencës i dedikohet kësaj sëmundjeje. 

Hulumtuesit e çmuar të fushës, Thomas Berger nga Austria, Aksel Siva nga Turqia, Jera Kruja nga Shqipëria, Leonora Fisniku nga Anglia, Murat Terzi nga Turqia, Tatjana Boshkova nga Maqedonia do të sjellin qasjen dhe menaxhimin në fokus lidhur me sëmundjet demielinizuese. Ngjarja është e akredituar nga Oda e Mjekëve e Kosovës. 

Programi i konferencës: Agjenda

Ju lutemi te regjistroheni paraprakisht per pjesemarrje duke e plotesuar kete forme regjistrimi: Regjistrim i Pjesëmarrjes

Regjistrimi  ne hapje te konferences do të jetë elektronik me ID kartela te OMK dhe pjesëmarrja do të monitorohet nga zyrtarët e Odës së Mjekëve te Kosoves.  

Pjesemarrja ne Konferencë është pa pagesë.

Gjuha e komunikimit do të jetë anglisht dhe shqip (shërbimi i përkthimit është i kontraktuar). 

Ju mirepresim, 

Shoqata e Neurologjise e Kosoves