TALAMOTOMIA BILATERALE E FOKUSUAR ME ULTRAZË PËR TRAJTIMIN E TREMORIT ESENCIAL

TALAMOTOMIA BILATERALE E FOKUSUAR ME ULTRAZË PËR TRAJTIMIN E TREMORIT ESENCIAL

PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS

Tremori esencial është lloj çrregullimi i lëvizjes që karakterizohet me dridhjen zakonisht të dyanshme të duarve, sidomos gjatë veprimeve të imta dhe sa më precize. Në shumicën e rasteve nuk haset në ndonjë arsye organike dhe trajtimi me barna është.ë shpeshherë i pamjaftueshëm.

Ablacioni i njëanshëm i bërthamës intermediale ventrale të talamusit përmes ultrazërit të udhëhequr nga rezonanca magnetike e pakëson tremorin apo dridhjen në njërën anë, por simptomat e patrajtuara të anës së kundërt mbesin kufizuese për pacientët. Ablacioni i dyanshëm është konsideruar të sjellë rreziqe të papranueshme, prandaj nuk është zbatuar.

Qëllimi i studimit aktual ka qenë vlerësimi i sigurisë dhe i efikasitetit të talamotomisë së dyanshme, të shkallëzuar, me ultrazë.

Studimi prospektiv në SHBA me përcjellje 12-mujore ka trajtuar 51 pacientë që paraprakisht së paku 9 muaj më herët nga rekrutimi kanë qenë të nënshtruar talamotomisë së njëanshme me ultrazë.

Pacientët kanë pasur moshë mesatare 73-vjeç dhe 44 prej tyre kanë qenë meshkuj. Tre muaj pas ndërhyrjes u konstatua përmirësim në shkallën motorike/tremorit, në tremorin postural dhe në shkallën e paaftësisë. Efektet më të shpeshta anësore u raportuan të jenë mpirja, ataksia, mungesa e stabilitetit dhe çrregullimi i shijes.

Si përfundim, talamotomia e etapëzuar, bilaterale, me ultrazë të udhëhequr nga rezonanca magnetike, u tregua efikase në përmirësimin e simptomave motorike dhe e sigurt, me efekte anësore të buta dhe kalimtare.