Konferenca Pranverore 2026

Konferenca Pranverore 2026

Dita Botërore e Sklerozës Multiple & EAN Regional Teaching Day

4–5 Qershor 2026 | Hotel Emerald, Prishtinë

Shoqata e Neurologjisë e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës Pranverore 2026, e cila do të mbahet më 4–5 qershor 2026 në Prishtinë. Edicioni i sivjetshëm ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon 10-vjetorin e aktiviteteve të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple në Kosovë, si dhe për herë të parë do të përfshijë një EAN Regional Teaching Day, në bashkëpunim me European Academy of Neurology.

Gjatë dekadës së fundit, peizazhi i sklerozës multiple në Kosovë ka kaluar një transformim të rëndësishëm — nga vetëdijesimi dhe qasja e kufizuar në diagnostikim dhe trajtim, drejt përmirësimit të ndjeshëm të diagnostikimit të hershëm, qasjes në terapi dhe kujdesit multidisiplinar për pacientët. Kjo konferencë synon të reflektojë mbi këtë progres dhe njëkohësisht të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e neurologjisë.

Programi shkencor do të mbledhë ligjërues dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë e rajonalë, të cilët do të trajtojnë zhvillimet më të fundit në neurologjinë bashkëkohore, përfshirë neuroimunologjinë dhe sklerozën multiple, mjekësinë e gjumit, epilepsinë, çrregullimet e lëvizjes dhe shëndetin e trurit.

Ndër ligjëruesit e konfirmuar ndërkombëtarë janë:

  • Claudio Bassetti
  • Barbara Tettenborn
  • Gabriel Bsteh
  • Mario Habek
  • Yildiz Degirmenci
  • Nilufer Kale
  • Sami Omerhoca
  • Altin Kuqo

Dita 1 – Dita Botërore e Sklerozës Multiple

Dita e parë do t’i dedikohet sklerozës multiple dhe zhvillimeve më të reja në diagnostikim dhe trajtim, me fokus të veçantë në:

  • Kriteret e reja McDonald dhe diagnostikimin e hershëm të SM-së
  • Biomarkerët OCT, CSF dhe MRI në praktikën klinike
  • Rolin e biomarkerëve në prognozë dhe vendimmarrje terapeutike
  • Përvojat dhe zhvillimet rajonale në trajtimin e SM-së

Dita 2 – EAN Regional Teaching Day

Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të Konferencës Pranverore do të organizohet një EAN Regional Teaching Day, në bashkëpunim me European Academy of Neurology.

Kjo ditë edukative do të sjellë një program intensiv dhe interaktiv, të fokusuar në tema me rëndësi të lartë për praktikën moderne neurologjike dhe edukimin e neurologëve të rinj, përfshirë:

  • Ndërlidhjen mes çrregullimeve të gjumit dhe sëmundjeve neurologjike
  • Diagnostikimin dhe trajtimin bashkëkohor të epilepsisë dhe krizave epileptike
  • Qasjet moderne dhe konceptin e “proactive medicine” në sëmundjen e Parkinsonit
  • Qasjen praktike dhe case-based discussions në neurologji
  • Mundësitë për edukim, fellowship-e, grante dhe përfshirje profesionale për neurologët e rinj në kuadër të EAN-it dhe RRFS

Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin profesional dhe shkencor ndërmjet neurologëve nga Kosova, rajoni dhe Evropa, duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e vazhdueshëm të kujdesit neurologjik.

Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë dhe aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve e Kosovës.

Regjistrimi

Linku për regjistrim: https://forms.gle/a16U7oqpXphRAQdr7

Për informata shtesë, ju lutemi ndiqni njoftimet në kanalet zyrtare të Shoqata e Neurologjisë e Kosovës.