KONFERENCA PRANVERORE E SHOQATËS SË NEUROLOGJISË TË KOSOVËS

KONFERENCA PRANVERORE E SHOQATËS SË NEUROLOGJISË TË KOSOVËS

Shoqata e Neurologjisë e Kosovës ka kënaqësinë t’ju ftojë të regjistroheni për Konferencën Pranverore 2026, e cila do të mbahet më 4–5 qershor 2026, në Hotel Emerald, Prishtinë.


Këtë vit, konferenca do të organizohet si takim shkencor dyditor me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe do të përfshijë dy programe të veçanta:


Dita 1 – E enjte, 4 qershor 2026

Konferenca për Ditën Botërore të Sklerozës Multiple 2026


Dita 2 – E premte, 5 qershor 2026

EAN Regional Teaching Day, i organizuar në bashkëpunim me European Academy of Neurology – EAN


Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm për Shoqatën e Neurologjisë të Kosovës, pasi për herë të parë Konferenca jonë Pranverore përfshin EAN Regional Teaching Day si pjesë të programit. Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se pjesë e ligjëruesve do të jenë emra të njohur të neurologjisë evropiane, ndër të tjera Prof. Claudio Bassetti, Prof. Gabriel Bsteh, Prof. Barbara Tettenborn, Prof. Yildiz Degirmenci dhe Prof. Nilufer Kale.


Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë. Konferenca do të akreditohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës.


Regjistrimi është proces i rëndësishëm, në mënyrë që organizimi të jetë sa më i përkryer. Për t’u regjistruar, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë:


Formulari i regjistrimit:

Link


Gjatë regjistrimit, ju lutemi të përzgjidhni pjesën e konferencës në të cilën planifikoni të merrni pjesë:


* Vetëm Dita 1 – Konferenca për Ditën Botërore të Sklerozës Multiple 2026

* Vetëm Dita 2 – EAN Regional Teaching Day

* Të dyja ditët – 4 dhe 5 qershor 2026


Në bazë të përzgjedhjes suaj, do të përgatiten edhe bexhat përkatëse të pjesëmarrësve.


Me kënaqësi ju mirëpresim në Prishtinë për dy ditë edukimi, shkëmbimi shkencor dhe bashkëpunimi profesional.