PROFILAKSA E SULMEVE EPILEPTIKE NË DËMTIMET TRUNORE TRAUMATIKE TË LEHTA DHE MESATARE
PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS
Rishqyrtimi sistematik i literaturës dhe meta-analiza ka pasur për qëllim të japë përgjigje në pyetjen nëse profilaksa e sulmeve epileptike është e ndërlidhur me uljen e rrezikut për epilepsi posttratumatike në rastet e traumës trunore të shkallës së lehtë dhe mesatare. Në këtë vlerësim të 8 studimeve paraprake, reduktimi absolut i rrezikut për epilepsinë posttraumatike të hershme ka qenë 0.6%. Norma e përgjithshme e epilepsisë posttratumatike të hershme ka qenë e ulët, me variacion nga 0 deri në 4%.
Rezultatet e vlerësimit sugjerojnë që profilaksa e sulmeve epileptike është shoqëruar me rrezikun e ulët, domethënës (qoftë të vogël), për zhvillimin e epilepsisë posttraumatike të hershme në dëmtimin trautimatik trunor të shkallës së lehtë dhe mesatare.
Përshkrimi i barit antiepileptik duhet t’i nënshtrohet vlerësimit kritik për efektet anësore potenciale të tij dhe nevojës së vazhdimit të terapisë përtej një jave, periudhë brenda së cilës shfaqja e sulmeve epileptike konsiderohet e hershme.
Punimi i plotë gjendet në linkun: