ENCEFALOPATIA E SHOQËRUAR ME TIROIDIT AUTOIMUN, ME PËRGJIGJE TË FAVORSHME NË STERIOIDË

ENCEFALOPATIA E SHOQËRUAR ME TIROIDIT AUTOIMUN, ME PËRGJIGJE TË FAVORSHME NË STERIOIDË

PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS

Është publikuar gjatë javës prezantimi i rastit të rrallë, të trajtuar në Klinikën e Neurologjisë. Ekipi i udhëhequr nga Dr. Rushit Jashari ka paraqitur rastin e një gruaje 21-vjeçare, e cila paraprakisht ka vuajtur nga tiroiditi Hashimoto dhe sindroma e vezore policistike, dhe është paraqitur në Klinikën e Neurologjisë për shkak të krizave epileptike të gjeneralizuara me gjendje përcjellëse konfuzioni për disa orë.

Imazheria me rezonancë magnetike nuk tregoi shenja të dëmtimit parenkimal, kurse në EEG u vërejt ngadalësimi i gjeneralizuar. Në analizat shtesë laboratorike, radiologjike dhe imazherike, nuk u has në patologji specifike, përjashtim të titrit të lartë (mbi 1000 IU/ml) të antitrupit anti-tiroid peroksidazë (TPO). Trajtimi me dozë të lartë kortikosteroidesh intravenoze, i përcjellë me pakësim gradual të terapisë orale, ka dhënë rezultat të kënaqshëm deri në tërheqjen e plotë të simptomave.

Encefalopatia e shoqëruar me tiroidit autoimun me përgjigje të favorshme në steroidë është një sindromë e rrallë autoimune, e cila me diagnostikim dhe ndërhyrje të shpejtë mund të shkaktojë tërheqjen e plotë të simptomave. Manifestimet neurologjike dhe encefalopatike në pacientët me sëmundje të njohur autoimune duhet të bëjnë të mendohet për një patologji të tillë dhe të jetë në listën e diagnozës diferenciale.