NEUROLOGJIA E PËRGJITHSHME: SFIDAT AKTUALE DHE IMPLIKIMET NË TË ARDHMEN
PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS
Në revistën zyrtare shkencore të Akademisë Evropiane të Neurologjisë (EAN) është publikuar rishtas dokumenti i cili synon në reflektojë mbi gjendjen e neurologjisë së përgjithshme në territorin evropian dhe sfidat që me vete sjellë ngarkesa gjithnjë më e madhe e patologjive neurologjike në punën e përditshme dhe jetesën e popullatës.
Në dekadat e ardhshme, bota ka nevojë për promovimin e shëndetit trunor për t’u dalë në ballë sfidës së këtyre sëmundjeve. Në shumicën e shteteve kapacitetet neurologjike në cilësi dhe sasi janë të pamjaftueshme dhe numri i neurologëve që merren me “neurologjinë e përgjithshme” pritet të bie. Prandaj, Task Forca e Akademisë Evropiane të Neurologjisë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Prof. Jera Kruja, ka përgatitur të ashtuquajturën “letër të bardhë” ku është bërë vlerësimi i neurologjisë së përgjithshme dhe reflektimi për të ardhmen e saj.
Kjo Task Forcë është mbledhur nëntë herë në periudhën nga nëntori 2021 deri në qershor 2023. Gjatë takimit vjetor të EAN-it, pjesëmarrësve u është kërkuar t’u përgjigjen pesë pyetjeve që kanë pasur të bëjnë me të ardhmen e neurologjisë së përgjithshme. Dokumenti u është dërguar për sugjerime dhe aprovime Bordit të EAN-it dhe 47 shoqatave kombëtare të akademisë.
Janë identifikuar katër sfida aktuale dhe të ardhshme në lidhje me neurologjinë e përgjithshme: I) përkufizimi, II) praktika, III) edukimi dhe IV) hulumtimi. Nga kjo kanë dalë shtatë iniciativa për zhvillimin e mëtejmë të neurologjisë së përgjithshme në nivelin akademik dhe të komunitetit. Rrjedhimisht, janë formuluar 16 rekomandime për promovimin e neurologjisë së përgjithshme në të ardhmen.
Studimi përfundon se neurologjia e përgjithshme do të mbetet esenciale në dekadat në vijim për ofrimin e menaxhimit të shpejtë, të qasshëm dhe gjithëpërfshirës të pacientëve me çrregullime neurologjike, i cili është i përballueshëm dhe kost-efektiv. Nevojiten hulumtimi, edukimi dhe iniciativa të tjera me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës, njohjes dhe prestigjit për ata që synojnë karrierë në neurologjinë e përgjithshme.
Linku për punimin e plotë: