TENEKTEPLAZA PËRTEJ 4.5 ORËVE NË INFARKTIN TRUNOR AKUT

TENEKTEPLAZA PËRTEJ 4.5 ORËVE NË INFARKTIN TRUNOR AKUT

PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS


Tenekteplaza është një bar i fuqishëm për shkrirjen e trombit brenda 4.5 orëve të paraqitjes së infarktit trunor akut. Për dobinë e saj përtej 4.5 orëve, të dhënat janë të kufizuara.

Për këtë qëllim, studimi TRACE-III ka pasur për qëllim të rekrutojë pacientë me infarkt trunor akut dhe t'i trajtojë me tenekteplazë përtej 4.5 orësh e deri në 24 orë pas manifestimit të infarktit.

516 pacientë me infarkt nga arteriet e mëdha (që nuk kanë mundur t'i nënshtroheshin trombektomisë mekanike, janë ndarë në dy grupe: njëri grup me tenekteplazë 0.25 mg/kg peshe dhe tjetri grup me terapinë standarde aktuale (që nuk përfshin trombolizë).

Caku i dobisë ka qenë paaftësia minimale (shkalla 0 dhe 1 sipas Rankinit) në ditën e 90-të të trajtimit. Në këtë popullacion të studiuar, trajtimi me tenekteplazë përtej 4.5 orëve dhe brenda 24 orëve të paraqitjes së infarktit trunor akut ka rezultuar me përqindjen më të lartë të personave pa paaftësi pas 90 ditësh, krahasuar me grupin e trajtuar me terapinë/kujdesin standard mjekësor.