GJYSMA E RASTEVE TË DEMENCËS MUND TË PARANDALOHEN APO TË SHTYHEN

GJYSMA E RASTEVE TË DEMENCËS MUND TË PARANDALOHEN APO TË SHTYHEN

PUBLIKIMI SHKENCOR I JAVËS

FAKTORËT E RREZIKUT PËR DEMENCËN

Janë 14 faktorë të rrezikut që mund t’i kontribuojnë kësaj, pra shtyrjes së manifestimit të simptomave të demencës apo të parandalimit të zhvillimit të saj. Ky është përfundimi i raportit të Komisionit të revistës prestigjioze shkencore Lancet, pas përpunimit të të dhënave të reja viteve të fundit për faktorët e rrezikut për demencë.

Krah 12 faktorëve paraprakë të rrezikut, të publikuar në vitin 2020 (niveli i ulët i edukimit, dëmtimi i dëgjimit, hipertensioni arterial, duhani, obeziteti, depresioni, joaktiviteti fizik, diabeti, konsumimi i tepërt i alkoolit, dëmtimi traumatik i trurit, ndotja e ajrit dhe izolimi social), janë shtuar edhe dy faktorë të rinj të rrezikut – niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe humbja e të parit. Kontrollimi i mirë i këtyre 14 faktorëve të rrezikut e ul rrezikun për demencë për rreth 40%.

Sipas autorëve të raportit të përditësuar, ekzistojnë dëshmi të pamohueshme se të parit e dëmtuar dhe niveli i lartë i LDL-kolesterolit ndërlidhen me 9% të rasteve të demencës, prandaj përfshirja e tyre në listë është domethënëse. Faktorët me kontribut më të madh në zhvillimin e demencës llogariten të jenë dëmtimi i dëgjimit dhe LDL-kolesteroli i lartë (secila me nga 7%), si edhe edukimi i ulët dhe izolimi social (secila me nga 5%).

Raporti nënvizon 13 rekomandime drejtuar individëve dhe qeverive për parandalimin e demencës:

  • Parandalimi dhe trajtimi i dëmtimit të dëgjimit, i dëmtimit të të parit dhe depresionit
  • Të qenët kognitivisht aktiv përgjatë jetës
  • Përdorimi i mbrojtjes për kokë apo helmetës në sportet me kontakt fizik
  • Reduktimi i faktorëve vaskularë të rrezikut (kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, hipertensioni)
  • Përmirësimi i cilësisë së jetës
  • Sigurimi i mjedisit mbështetës komunitar me qëllim të rritjes së kontaktit social